Urim
Në vend të ardhjes
Dua botën ta bëj të bukurT’ia lyej flokët me KënåMe ngjyrë puthjesh t’ia lyej buzëtTa përkëdhel si foshnje t’parë...Dua botën ta shoh të bukur,më shumë se ëndërrmë shumë se përrallë... !
Të dashurit e shpirti tim të malluar,
Këto pak vargje, nuk janë vetëm të miat, janë të secilit prej jush që, me përkushtimin tuaj, mundoheni të ribëni një « botë » të Bukur.
Më vjen keq që nuk ndodhem sot midis jush, aq më tepër kur jeni më shumë, kur jeni edhe me Gramshin, me krijuesit e tij që, gjithsesi, freskohen e frymëzohen edhe nga rrjedha e « Devollit », lumë, në të cilin, babai im devolli, lau e shpëlau orët e fëmijërisë së jetimtë e të uritur.
Më vjen të « fluturoj » nga inati që s’kam mundësi të jem pranë jush, pranë Astritit, Besimit, Pozaetit, Hekuranit...,të cilët më janë ndodhur në ditëlindjen e librave, edhe pse rruga e tyre Gramsh-Elbasan, ishte më e vështirë dhe kushtonte më shtrenjtë se Nju Jork-Shqipëri...
Më vjen të vdes, që nuk jam atje ku dua të jem, pranë « babë » Vehapit, Hyjniut, profesorit tim Xhemalit , pranë Beatriçes, Novit, Ahmetit, Kujtimit, Mihalit, Dhimos, Fatmirit, Andonit, Janaqit, Ilirit(Mborja), Marjanës, Feritit, Lidës, Rakipit, Flamurit, Bashllarit (N.), Shuaipit, .... dhe Ilir Borodanit, i cili , edhe vargut tonë më të shëmtuar, i dha frymë drejt dëgjuesit.
Të adhuruar mike dhe miq të vendlindjes sime !
Unë, mbase nuk kam para për kozmetikë, të « zhduk » rrudhat dhe mpakjen time, por kam shumë e shumë për libra. Aq më shumë, kur ato krijohen nga ju.
Të qenurit mike dhe gjyshe janë bukuri origjinale dhe e përjetshme, bukuri që do ta kishte zili edhe vetë « miss » Bukuria .
Në urimin tim (pasi menjeherë u vunë në dijeni të veprimtarisë suaj), bashkohen për ju : Fatmir Terziu(Londër), i cili nuk rresht së shkruari, midis të tjerave, për të gjithë ata(ato) që i janë kurorë kulture qytetit të tij dhe qytetit tonë-Elbasan ; Nexhip Ejupi (Miçigan), « psherëtima » dhe dehja poetike, mungesa e një gote të mbushur me « ballë-kazani » ; Aleko Likaj(Bordo-Francë), shkrimtari për fëmijë e të rritur, gazetari që shkruajti për aktorin e Hoollivudit, Majkëll Dagllas, kur erdhi në Gramsh ; Aida Dismondy(Hoxholli),Detroit – vajza elbasanase me njohuri universale dhe krenari e qytetit tonë., Fatmir Lopari, Ylli Haruni, Ilir Çomo, Astrit Çerma, Demir Zena,...por edhe nga miqtë tuaj të nderit , Dilaver Baxhaku, Nase Jani, Kolec Traboini,
Po shtoj edhe një urim, një urim që ju vjen nga Filadelfia, nga « Bijtë e Shqipes », Shoqata Atdhetare Kulturore më me emër dhe më e vërteta nga shumë pseudo shoqata shqiptare, këtu në Amerikë.... Midis të tjerave , atje ka një bibliotekë me emrin « Anastas Dodi », emër që është i barasvlefshëm me Kristoforidh, Xhuvan, Shuteriq...etj.,
Në atë bibliotekë, shumë nga ju, miqtë e mi, jeni të pranishëm me veprat tuaja krijuese. Por, edhe të gjithë të tjerët, së shpejti , do të jenë.
Ashtu si « Normalja » e qytetit tonë, që shpërndau në të gjitha trojet shqiptare Diturinë, ashtu edhe librat tuaj do të shkojnë kudo që ka lexues shqiptarë dhe studiues për Shqipërinë..
Urime keni edhe nga shumë elbasanas me banim në Filadelfia, si Ardian Cani, Bashkim Bërdufi, Eleunora Kazazi,......
.....................................
Më në fund, edhe për ty, « dollibashin « e kësaj veprimtarie, Astrit Kosturi, urime !
Urime pë librin e Ri,!. Urime, o mik i të gjithëve, që di të japësh e të japësh me sasi e cilësi, edhe në fushën e letrave, edhe nga « xhepi » i një « bizesmeni » të vogël, edhe shumë dashuri, nga shpirti yt i paqtë.
Faleminderit Milianovit që di t’i përkushtohet miqve krijues !
Faleminderit , të gjithë krijuesve që mblidhen rreth Milianov Kallupit, rreth njeri-tjetrit, për njeri-tjetrin dhe për veten e tyre.
Faleminderit , mikja ime , njëherësh redaktore e librit të Astritit, Fatime Kulli, që fjalët e mia të mërguara i more mbi shpinën tënde për t’i « shkarkuar » tek « Çesma e Kalasë », tek « Rrapi i Bezistanit » , tek Sofra e shkrimtareve dhe e poetëve « Kritoforidhi »- atje ku u linda, u rrita dhe linda fëmijën e parë, atje ku qava, qesha dhe përsëri po e qaj nga malli.
O, njerëzit e mi, që dini të shkruani dhe të të flisni me shpirtin e vetë Zotit, i thoni Elbasanit se ne, të ikurit e pafajshëm, kudo që kemi shkelur nëpër botë, Atë, të Bukurën e Dhèut –Vendlindje, e kemi marrë me vete. Asaj(vendlindjes), i mbetet vetëm (pa u shpenzuar), të bëhet –KUJTESE.
Duke ju kërkuar ndjesë për mungesën dhe për kohën që ju mora po përfundoj , të lenë përgjysmë fjalën time të stërzgjatur prej dashurie.
Ju uroj një fundvit, ku të festoni :
- Harresën e dhimbjeve !
- Kujtesën për dashuritë njerëzore!
- Të Ardhmen e dëshirave dhe të ëndrrave tuaja !
- Sa më shumë Ditëlindje librash !
Juve , miqtë e mi të shpirtit dhe të mallit, ju që i bëni Dritë vetes dhe të Ardhmes, ju uroj edhe njëmijëherë, nga kontinenti i largët –Gëzuar !
Gjithmonë pranë jush-Iliriana
Ne diten e krijimit te Shoqates Kristoforidhi ne Perrenjas, Diten e Poezise, me pjesmarrjen e poeteve nga Elbasani, Korça, Lushnja, Berati, Tirana e tjere.
Fotot nga Dilaver BAXHAKU