Në ditën ndërkombëtare të poezisë



-kushtime-Shkronjë më shkronjë,
Fjalë
për fjalë
Vargun tim do ta përplas...

O t’më bëhet dallgë mbi valë,
O me dallgët të më marrë!


ILIRIANA SULKUQI


Kredo poetike…


Bëj të fshihem te një natë,
vjen një ag e sytë m’i hap…

Zë të fshihem tek një gotë,
më kujton një tjetër botë…

Pa, kur fshihem te poetët,
jam te Zoti me Profetët…


Poetëve


Psherëtimat e kohës
lotojnë mbi vargun tuaj...
Pranverën,
ku e mërguat?
Po pastaj, a pas një viti…
Po tani e po pastaj
ç’do krijojmë ne të dy,
një gazetë që të na "hajë",
apo shpirt për dashuri?
A do lozim veç me ëndrra
që të çojnë vetëm te vdekja...
ti Çehov dhe unë Lidia
ti Romeo-unë Zhulieta...
Po pastaj, a pas një viti,
do ta lindim një fëmi’,
me fytyrën e një malli
dhe me emrin Poezi?
A s'më thua, pas dekadash,
kur kjo botë të jetë një tjetër,
do tregohen si legjenda
puthjet që s'shkruhen në letër?
Pa më thuaj, paç të mirë,
kush nga ne është më i bukur,
unë që vrava dashurinë,
apo ti që m' vret i lumtur!

Mosha e poetit

Ndoshta, kur i erdhi rradha
moshës së shpirtit
Zoti, duhet të jetë menduar mirë,
patjetër...
dhe krijoi Modelin Hyjnor
tek Poetët...
Mendo, mik , i dashur,
sikur shpirti ynë
të kishte moshën që kemi-
nuk do të bëheshim
gjyshërit më të bukur
për vogëlushët,
por bajlozë, shtriga - me vjellje vreri...
Mendo, sikur të rrudhej shpirti,
sikur të zbardhej i njëtrajtshëm...
sikur të mbahej mbi një shkop
a në karrocë dikush ta shtynte....
Oh, mjerë bota atëhere,
s'do kish gjysh asnjë fëmijë...
s'do do kishte vargje dashurie
që mbillen veç me farë poetësh...
Ja kështu, i dashur mik
poet, si unë - unë si të tjerët,
moshën prej ëndrre, kur e rrëfejmë
s'e kemi më, vetëm për vete...


Mbrëmë fjeta me poetin

Mbrëmë fjeta me Poetin
ju betohem: për qiell e për tokë,
nëse tradhti ky akt e ka emrin,
shpirti juaj, shpirtin ma dënoftë…
Po, po, mbrëmë me Poetin fjeta.
në një shtrat-fjalëvarg,
nënkresë, një krah prej shpirti.
mbulesë, tis fryme - mërgatë…
Fjeta, por fjeta a s’fjeta,
s’di, a bëra dashuri?!…
Mbi gjoks të Tij kokën mbështeta
i brengosur si unë dhe ai…
Më fal, o Zot, në mëkat bëra,
i ngjita buzët me të Tij…
Sikur vërtetë të ishim bashkë,
do ishin tretur dhjetë qirinj…


“Nuk dashuronim as unë as ti, por…”

(Lasgush Poradeci)

Në kohën tonë pa fëmijëri,
në udhën tonë të mërguar,
nuk munda (oh), të t’ bëj ty,
dhe s’ka se si ti t’ më duash…

Në kohë-botën që jetojmë
një gjë të dy fort mirë e dimë:
njëri mbi tokë, tjetri mbi qiell-
s’e trashëgojmë dot Dashurinë…

Një gjë fort mirë duhet ta dijë
unë dhe ti dhe Gjithësia:
po nuk u deshëm ne të dy-
s’ka si të duhet Dashuria…


Eseninit

Ku më gjete,
që më zhveshe,
gjer në palcë të trupit tim?
Me ty puthem,
qaj me vete,
unë jetime, ti jetim…
Të rrëmbeva
një beriozë,
për inat, më zhvirgjërove…
Nëse ti
je vagabond,
nuk të bëhem vagabonde!



Më flet një zë…


“Balsam i shtrenjtë - gota ime,
në shpirt mbyll plagë e hidhërime,

mes gotës vlon gëzim’ i botës…

por gaz i madh - në fund të gotës”.

R. Berns

Më flet një zë me drithërimë
e besoj dhe s’e besoj…(?!)
“…Gotën time, përse s’e ngrite?!…”
Dhe zëri hesht, një shpirt rënkon…

“Alo!…Alo…!”-thërras më kot,
zëri humb nëpër përgjime…
nga receptori-vitet lotojnë,
përbrenda meje shekulli digjet…

Dhe ika, ika… Nuk vonova
shkova…, erdha…, po ku qenkam?!…
Ish gota ime a e Jotja,
apo dy dhimbje që na dhembkan?!

Ti mos u tremb, ëndërrza ime,
me gotën tënde gjithheraz pi…
e mbush mbi buzë me verë të kuqe,
mbi tri herë buzë - me dashuri…


Letra e fundit


për Anna Ahmatovën

E dashur Anna,
nuk e di, nëse të kanë ardhur letrat e mia,
ku me pak vargje të shkruaja
për botën e ëndrrës …

Nuk kam asnjë lajm prej teje
edhe pse më premtove
që do të më shkruaje
nga jeta e përtejme…
Mesa duket je e kënaqur
në atë botë, ku marrin fund vuajtjet
dhe shuhen dashuritë…
Më thuaj motër,
të vijnë më lot tek sytë?!


Fan S. Nolit

Në cilën faqe të bardhë,
të gdhend një fjalë?…
Edhe të pathënat i paske thënë…


...tek “Udha e Qumështit”

poetit - Frederik Reshpja -

Një shteg do ta gjej
për tek "Udha e Qumështit"
dhe e tëra do të lahem me yje...
Derisa të më vijë Ylli i “Akshamit”
të më veshë me Fustan Nusërie...
...E pastaj, së bashku si Një
të zbresim në shtratin e Tokës…
Të digjemi nga fryma jonë
dhe Dritën t'ia falim Botës...


Detar “Simbadi”…

(miqësisht, V. Qesarit, nga Kësulëkuqja)

Sytë e mi
kanë ngjyrë kafe të pjekur,
ndonjëherë edhe bezhë,
si toka
pa shira në verë të djegur ...
Sytë e mi
dhe kur shetisin në det të hapur,
e ruajnë ngjyrën,
për t'i ndjellë udhëtarit - një ishull ...
Sytë e tu
ngjyra ujërash kanë në retinë
dhe kur dallgët të mbysin,
dhe kur ëndrra të prijnë...
Kur stinët ndërrohen -
nga fllad në furtunë
sytë - sërish të kaltër,
sytë - sërish në blu...
Ej, detar i Ujit,
Jepna një pikë ujë!


“Lejlekët nuk vijnë më…”

(autorit të librit me titullin e sipërm- Pëllumb Kulla)

O shpend i bukur,
me flatra e shpirt deliri...
hapësirë më hapësirë,
mbi ikje zjarr-ore…
Po të duash,
edhe unë mund të kthehem në Kumuri,
e një folezë ku të çlodhemi,
mund ta gjejmë nëpër hoje…
(… edhe kështu-pa fluturim
një mrekulli duhet të jetë,
tek fole-za e ballkonit-vendlindje)


Në pragun e ujtë


P. Shllakut

Miku im,
më duket se të kam parë diku,
diku...Në kohë dhe hapësirë...
pikërisht në pragun e ujtë,
ku Adriatik dhe Jon bëhen një...
Më duket se diku të kam takuar...,
aty, buzë fjalës së dridhur...
ende s'më kish ardhur goja,
poezia ende s'më kish lidhur...

Miku im,
që kemi kaq kohë së-bashku,
këtë s'e luan as topi.
Por s'mbaj mend,
ish' ditë a natë,
kur prag-muzë-z
rrufeja më goditi...

Dhe u ndamë, miku im...
na ndanë...
unë, nën saçin e "Diellit"- përcëlluar,
ti, kaluar mbi nat-at pa hanë...

Sot e kësaj dite, prapëseprapë,
të ndarë jemi, mik, të ndarë ...
Fjalë-rreze prej engjëjsh sjell Ti.
Fjalë-vete me Hënën un' jam...


Nëse të duhet pak Atdhe...

Një Kësulëkuqe mbetet përrallë -
Një “Pendëkaltër”- flatron mbi rè…

(përgjigje miqësore autorit, për poezinë e tij “Kësulëkuqes”-Litlle Red Riding Hood)


Mos u trishto, zog qiellor!
Kudo, kudo të fluturosh…,
nëse të duhet pak Atdhe,
një Kësulëkuqe ta gjen kudo…
Se kjo përrallë-z, thonë, tregohet
veç në dimër dhe në vjeshtë,
kur nata bëhet më e gjatë,
kur gjumi s’vjen pa u ndjellë…
Kësulëkuqja, siç ti thua,
Vjen dhe ikën si legjenda:
Herë me shportën e “uritur”,
herë me lule dhe “gënjeshtra”…
Kësulëkuqja –vajzë përralle-
Vjen papritur si e madhe,
Me një shportë me dy barkushe-
Një me dhimbje, një me vargje…


Onjegin…

Ty
Në skenën e jetës
luhet drama,
personazhet: unë dhe ti…
Onjegin, përtej vdekjes,
të vërtetë të dua!
Mirë-mëngjes!
Jam pulëbardha e dallgëve në shpirt,
me sy prej ëdrrash të kaltra…



Pas 30 vjetësh..


(Shokut të maturës, poetit dhe njeriut fisnik Nexhip Ejupi)

Kur ishim në shkollë
30 vjet më parë,
zor t’i numërova
katër a pesë fjalë.
Tani, pas kaq vitesh,
puthemi me mall.
Të këndo-ka goja
si bilbil gjyzar.
Shkruaje atëherë
dhjetëra, dhjetëra vjersha,
për një vajzë çapkëne
me flokë të zeza.
Të t’ them të drejtën,
vjershat kur lexoja,
“kështu jam veç unë” –
me vete mendoja.
Ti prapë shkruaje vjersha,
unë prapë t’i lexoja.
Ti pa folur flisje,
po unë s’të kuptoja…
Sot pas tridhjetë vjetësh,
në librat e tua,
shfletoj e shfletoj
në ka gjë për mua…
Në takim poetësh,
më mall të malluar,
shkëmbejmë autografe
në librat e shkruar…
Më mirë që nuk fole,
më mirë që s’të kuptova.
kaq bukur s’do shkruaje,
sot s’do të takoja….

Elbasan, 14 mars 2000. Ditët Poetike të Verës


Pele
grin


“Shfletova qiejt, rresht e nëpër rrjeshta
Dhe midis qiellit të gjeta Ty...

Nëse në Tokë s’mjaftojnë letrat
-
Fjalët prej shpirti, me rètë qendis...”

Mesthënie-autorja

Kam një lutje, për ty, “Pelegrin”.
Kam një brengë , kam një hall...,
Kam një lot që më ka ngrirë
E ma fsheh të shkretin mall...

Gjema Lotin! Merrma Lotin
Ndër vrapime kalëruar...
Ndoshta shkrin e pikon shi
Nëpër varre të harruar...

Merrma Lotin! Digjma mallin
Që më dogji gjer në hi.
Zjarri s’vjen nga Prometeu,
Por nga zjarri “Dashuri”

Kam një lutje “Pelegrin”,
Kam një fjalë amanet:
“Kur të shkosh në Vendin Tim
hiqmë “zvarrë” dhe nga rètë...

Se, më pas, pas ditë e Dite...,
Me një “peshë” sa trupi im -
S’ka avion t’më fluturojë,
Nuk ka “peshë” për Shpirtin tim...

........................

Të rrëfèhem, se e di-
S’ma shet shpirtin internet-esh,
Por ma gdhend-bardhë e zi-
Nëpër fletë me shkronja zemrash.

Se tek Fjala do të mbrrijmë,
Tek Ajo-Filles’ e Botës
Me një Firmë që driton –Dritë
E i bëhet B(F)rymë Tokës...

..................

Dhe një lutje(kjo, e fundit),
Mos ma merr për të vërtetë!
Kur t’i sillesh rrotull Globit-
Puthmi, puthmi..., ca poetë!